Trajneri i Juventus-it, Maurizio Sarri pret ndeshje mjaftë të hapur ndaj Milan në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, derisa ka thënë se nuk ka favorit për Scuedetto.
Kanë mbetur edhe 12 ndeshje të pazhvilluara në Seria A, ndërsa “Zonja e Vjetër” është lider një pikë më shumë se Lazio, transmeton portali arbresh.info.
Tekniku italian ka thënë se në këtë situatë nuk ka favorit për Seria A dhe të gjitha skuadrat kanë rrezikun që mund të humbin pikë.
“Në këtë situatë nuk mund të flasim për favoritët për Scuedetto. Të gjitha skuadrat rrezikojnë të humbin pikët”.
“Gjëja më e rëndësishme është të mbyllim sezonin dhe shëndeti të përmirësohet, duhet të rishikojmë protokollin dhe të arrijmë deri në fund të kampionatit”, tha fillimisht ai.
Ndërsa, për përballjen ndaj “Rosonerëve” në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, Sarri beson se do jetë ndeshje e hapur.
“Nga eksperienca, do të thosha se të luajmë pas një kohë do këtë disa probleme”.
“Jemi me fat që do ftojmë në tri objektivat në kohë të ndarë. Kjo është avantazh dhe na ndihmon të koncentrohemi”.
“Milan gjithmonë na ka shkaktuar probleme, rezultati i ndeshjes së parë nuk na garanton asgjë. Do jetë ndeshje e hapur”, përfundoi ai.
Ndeshja mes Juventus-it e AC Milan-it do zhvillohet në Torino dhe nis në ora 21:00./arbresh.info.
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...