Harry Styles e ka anuluar turneun e tij në Amerikën e Veriut.
Për shkak të virusit Covid-19, kanë mbetur në gjysmë shumë punë, shkruajnë mediat e huaja.
Këngëtarëve kudo në botë u janë anuluar koncertet e shumta e njësoj ka ndodhur edhe me Harry Styles i cili ka qenë i detyruar ta anuloj turneun e tij në Amerikën e Veriut, e gjithë kjo për shkak të parandalimit të koronavirusit.
“Këtë verë ishim të ngazëllyer që po sillnim ‘Love On Tour’ në Amerikën e Veriut. Sidoqoftë, për shkak të përhapjes së vazhdueshme të Covid-19 ne u detyruam të sjellin data për vitin tjetër.Mirëkuptimi i ekipit tim dhe të gjithë fansave në mbarë botën do ketë përparësinë kryesore. Unë mezi pres që t’ju shoh të gjithëve në rrugë, sa më shpejt që është e sigurt për ta bërë këtë”, është shprehur ai.
“Ne jemi në një moment të ndryshimit dhe rritjes së nevojshme në botë. Unë do ta shfrytëzoj këtë kohë për të dëgjuar, dhe për të edukuar veten se si mund të ndihmoj më shumë në luftën për drejtësi dhe të drejta të barabarta për të gjithë në të ardhmen. Shpresoj që edhe ju të merrni kohë për të bërë të njëjtën gjë. Trajtoni njerëzit me mirësi. Unë ju dua të gjithëve”, u shpreh Styles.
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...