Qytetarët serbë janë parë duke pritur në rend para një banke serbe në Komunën e Graçanicës, për të marrë nga 100 euro të premtuara nga Qeveria e Serbisë.
Këto para, ata po i marrin pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi.
Portali arbresh.info merr vesh nga burime brenda partive serbe, se tashmë është shtuar edhe presioni politik ndaj serbëve të Kosovës nga Partia Progresive Serbe (SNS) e Aleksandar Vuçiqit.
“Po vazhdon presioni i Serbisë kundër qytetarëve serbë të Kosovës në prag të zgjedhjev parlamentare serbe. Strukturat paralele serbe në Komunën e Graqanicës të urdhëruara nga Qeveria e Serbisë dhe SNS kanë filluar të bëjnë lista me emrat e votueseve të sigurt të partisë së presidentit serb Aleksandar Vuçiq”, është shprehur ky burim.
Sipas këtij burimi, kjo po përdoret si formë e ushtrimit të presionit dhe në të njëjtën kohë edhe për llogaritje të votueseve serbë të Kosovës.
Portali arbresh.info ka siguruar edhe një listë në të cilën pritet të identifikohen këta votues.
Aty thuhet se “të gjitha votat e mbledhura verifikohen para se të futen në sistem, MOS i futni votat që nuk i keni kontaktuar personalisht. SNS Prishtina Votat e sigurta”.
Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi do të mbahen të dielën më 21 qershor./arbresh.info/
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...