Pacolli nderon dëshmorët në Ditën e Çlirimit të Prishtinës: Përherë krenar dhe mirënjohës

12:46 | 11 Qershor 2020
Arbresh.info

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka thënë se 21 vite më parë forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës hynë triumfalisht në Prishtinë.

Pacolli përmes një shkrimi në facebook ka thënë se me rastin e Ditë së Çlirimit të Prishtinës kujtuan dhe nderuan dëshmorët e kësaj komune duke shtuar se ndihet krenar dhe mirënjohës për veprën e tyre, shkruan arbresh.info.

Postimi i plotë:

Sot 21 vjet forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës hynë triumfalishtë në Prishtinë. Në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, i kujtuam dhe nderuam dëshmorët e Komunës sonë, pa sakrificen, luften dhe gjakun e tyre do të ishte e paimagjinueshme liria që sot e gëzojmë. Përherë krenar dhe mirënjohës për vepren e tyre.

Lavdi!

#prishtina ?

#shpiPRkrejt ?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme