Google ADS

Fotoja që dëshmon se në zyrën e Haki Abazit kishte simbole shtetërore

12:31 | 11 Qershor 2020
Arbresh Info

Në Kuvendin e Kosovës sot është zhvilluar debat i ashpër mes deputetëve, për largimin e flamurit të Kosovës nga zyra e zëvendëskryeministrit që vjen nga Lista Serbe, Goran Rakiq.

Zv/kryeministrja e re që vjen nga qeveria Hoti, Albulena Balaj, ka akuzuar ish-qeveritarët për shkak se siç pretendoi ajo, në zyrën e saj ajo nuk ka gjetur asnjë flamur shtetëror, e madje as deklaratën e pavarësisë të vendosur aty sipas protokollit zyrtare.

Pas kësaj arbresh.info, ka bërë një hulumtim të vogël në fotografitë e arkivës së saj, ku ka gjetur një foto nga një mbledhje të Haki Abazit, ku në tavolinë shihet flamuri i Kosovës.

 

Zëvendëskryeministrja Balaj: Në zyrën time nuk kishte flamur të Kosovës

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme