Zbulohet një varr masiv në Tarhuna të Libisë

12:31 | 11 Qershor 2020
Arbresh.info

Drejtori i Departamentit të Kërkimeve për të Humburit, Lufti Tewfik Al-Misrati tha se dje Gjysmëhëna e Kuqe Libiane i njoftoi për gjetjen e një varri masiv dhe se autoritetet shkuan në zonën në fjalë për inspektime.

Në qytetin Trahuna të Libisë është zbuluar një varr masiv, qytet ky i cili u mor nën kontroll nga ushtria e Libisë pas pastrimit të tij javën e kaluar nga milicët e Khalifa Haftarit, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të vendit

Zyra për media e operacionit “Burkan Al-Ghadab” të zhvilluar nga qeveria e Libisë, publikoi pamjet e varrit masiv të zbuluar.

Drejtori i Departamentit të Kërkimeve për të Humburit, Lufti Tewfik Al-Misrati tha se dje Gjysmëhëna e Kuqe Libiane i njoftoi për gjetjen e një varri masiv dhe se autoritetet shkuan në zonën në fjalë për inspektime.

“Aktualisht ndodhemi në qytetin Tarhuna ku ndodhet varri masiv. Deri më tani janë nxjerrë dy trupa dhe me sa shohim zona është e mbushur me trupa. Më tej është gjetur edhe në varr tjetër. Mendojmë se këtu ndodhen 10-12 trupa. Janë gjetur varre në 5 apo më shumë pika”, tha Misrati duke shtuar se për trupat që janë nxjerrë do të ndërmerren hapat e nevojshëm për autopsi dhe për proceset e varrosjes.

Zyrtarët e Gjysmëhënës së Kuqe Libiane deklaruan se zona po inspektohet plotësisht dhe se është kërkuar ndihmë edhe nga prokuroria ushtarake dhe departamenti i kërkimit për të humburit.Vetëm pak kohë nga marrja nën kontroll e qytetit Tarhuna u gjetën 106 trupa në spitalin shtetëror të Tarhuna-s. Po ashtu zyrtarët libianë edhe dje njoftuan për gjetjen e trupave brenda një kontejneri në jug të Tripolit./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme