Pas deklaratës së zëvendëskryeministres së Kosovës, Albulena Balaj se në zyrën e saj kanë munguar simbolet e Republikës së Kosovës, ka reaguar deputeti i PDK-së, Uran Ismaili.
Ai në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se kjo është fyerje për shtetin e Kosovës, shkruan arbresh.info.
Ismaili ka shtuar se këto simbole kanë ardhur pas një sakrifice të popullit.
“Jemi duke fol për simbolet e Republikës së Kosovës në ditët e çlirimit. Këto simbole nuk kanë ardhë vetvetiu por me një sakrificë, të kalohet me një neglizhencë të mirë dhe të thuhet se është pjesë e administratës është fyerje shumë e madhe ndaj shtetit të Kosovës dhe sakrificës”, ka thënë ai.
Deputeti i PDK-së ka kërkuar nga dy ish-zëvndësministrat, Avdullah Hoti dhe Haki Abazi të deklarohen se në zyrën e cilit kanë munguar simbolet.
“Kërkojmë nga zëvendëskryeministri Hoti që të tregoj se a kanë munguar simbolet në zyrën tij apo është ai Haki Abazi që nuk më kish çuditur nëse do të mungonin”, ka përfunduar ai.
Ndryshe gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, zëvendëskryeministrja, Albulena Balaj ka deklaruar se kur ka marrë këtë pozitë në zyrën e saj kanë munguar flamuri i Kosovës dhe deklarata e pavarësisë.
Balaj ka thënë se janë duke pritur nga administrata që të pajisen me to.
“Kur Kam hyrë në zyrën time nuk ka pasur flamur, as deklarate të pavarësisë sepse ato dikush i ka hequr, përndaj për të mos bërë shpenzime ne po presim qe administrata ti plotësoj zyrat tona, po them që dikush i ka hequr këto”, ka thënë Balaj./arbresh.info/
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...