Babai i Thomas Partey, Jacop, ka paralajmëruar Arsenal-in se ka edhe skuadra të tjera të interesuara për djalin e tij.
Partey është i lidhur me largimin nga “Wanda Metripolitano” sepse klauzola e lirimit është vetëm 50 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Jacop ka thënë se cila skuadër që tregon interesim për Partey duhet të paguajë klauzolën për të kompletuar transferimin e lojtarit.
“Klubi momental i djalit tim është Atletico Madrid dhe ka klauzolë të lirimit në marrëveshje, kjo do të thotë se cila do skuadër që ka interesim mund të transferojë nëse i plotëson këto kushte”.
“Pra, secila skuadër që do i plotësojë kushtet e Atletico-s mund të transferojë djalin tim dhe jo vetëm Arsenal-i”.
“Gjithmonë e telefonoj djalin tim dhe është në moshën që mund të vendos. Jam i gatshëm të mbështes vendimin e tij”, përfundoi ai.
Thuhet se Arsenal dhe PSG janë dy klubet më të interesuara për mesfushorin me prejardhje nga Gana./arbresh.info
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit