Deputeti nga Parti Demokratike e Kosovës, Mërgim Lushtaku, në seancën e rregullt të Kuvendit të Kosovës, ka ngritur një shqetësim të tij duke kërkuar që të hetohet qeveria e kaluar, për shkak të takimeve siç ka thënë ai me zyrtarë të BIA-s serbe.
“Shqetësimi im lidhet me lidhjen sekrete të ish-qeverisë Kurti me zyrtarë të qeverisë së BIA-s Serbe, konkretisht, ish-kryeministri, Haki Abazi. E kisha një pyetje, se sa i ka kushtuar blerja e postit të zëvendëskryeministrit. Me cilat para i ka blerë ato në pozitën e kryeministrit. I bëj thirrje prokurorisë që si dëshmitarë ta thërras presidentin z.Hashim Thaçin, për takimin e Haki Abazit me zyrtarë serb të BIA-s, në Kopaonik. Bashkë me Luan Dalipin, shef i kabinetit të ish-kryeministrit Albin Kurti janë takuar me Dejan Paviqeviq që është përfaqësues i kabinetit të Gjuriqit. Po shihet qartë, se nuk kishte kujdes i veçantë por gjithçka ishte e koordinuar edhe për testet nga Serbia”, ka thënë Lushtaku.
Ai po ashtu, iu ka parashtruar një pyetje kryeministrin aktual, Avdullah Hoti se a është e vërtetë se zëvendësi i tij, Goran Rakiq, a është e vërtet që zëvendëskryeministri Goran Rakiq, e ka larguar flamurin shtetëror nga takimet që i ka bërë me ambasadorë e takime zyrtare”, ka pyetur ai./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/561570091217639/
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave