Disa persona kanë vdekur në pjesën qendrore dhe jugore të vendit pasi shumica e lumenjve kanë dalur nga shtrati si pasoj e reshjeve të shumta.
Përmbytjet në jug dhe në pjesën qendrore të Kinës kanë marrë jetën e më shumë se dhjetëra personave dhe kanë detyruar qindra e mijëra qytetarë të tjerë të largohen nga shtëpitë e tyre, ka thënë qeveria në Pekin të enjten, shkruan arbresh.info
Rreth 228,000 persona janë detyruar të largohen nga gjendja emergjente e krijuar në vendbanimet e tyre si pasojë e reshjeve që nga 2 qershori, ka thënë Ministri i Menaxhimit të Emergjencave të Kinës.
Rreth 1,300 shtëpi janë shkatërruar duke shkaktuar dëme në vlerë prej 500 milionë dollarë.
Përmbytjet ishin më të mëdha në regjionin jugor të Guangxi, ku gjashtë persona kanë ndërruar jetë dhe 1 është zhdukur, edhe në provincën Hunan në veri 7 persona kanë vdekur dhe 1 është shpallur i humbur.
Përmbytjet më të rënda kanë qenë ato të vitit 1998, ku më shumë se 2,000 persona kanë vdekur dhe janë dëmtuar 3 milionë shtëpi./arbresh.info/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...