Serish numer rekord rastesh me koronavirus ne 24 oret e fundit. Numri i te prekurve me Covid-19 ka shkuar ne 44 persona.
44 rastet pozitive kane rezultuar nga 291 testime të kryera, raporton tch.
Nga të cilat: 21 Tirana, 4 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Vlorë, 6 Kruja, 4 Shkodra 2 Lushnja, 1 Elbasani, 4 Durrësi.
Nje dite me pare ne vend rezultuan 42 te prekur me koronavirus, nderkohe qe Ministria e Shendetesise apeloi per shume kujdes, duke iu referuar rritjes se madhe te rasteve pozitive.
“Kjo situatë nuk ishte kaq e papritshme për shkak të grumbullimeve masive që kanë ndodhur ditët e fundit. Jo vetëm grumbullimet, por edhe mosrespektimi i këshillave, në lidhje me distancimin fizik, në lidhje me mbajtjen e maskave, në lidhje me shumë elementë të tjerë të kujdesit personal qoftë edhe të higjienës.
Të gjithë qytetarët, të gjithë ne duhet të jemi të përgjegjshëm që Covid19 nuk ka ikur nga vendi jonë. Deri më tani, deri në fillimin e hapjes së masave kishim një numër një shifror, e cila erdhi si rezultat i masave drastike, i sakrificës së gjithësecilit. Por kjo nuk do të thotë që me hapjen e masave ne të shpërdorojmë çdo këshillë dhe të shpërdorojmë atë që ne vetë sakrifikuam”- tha dje MSH.
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’