Betohen deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës

10:37 | 11 Qershor 2020
Arbresh.info

Kuvendit të Kosovës sot i janë shtuar edhe katër deputetë të rinj.

Ata do të zëvendësojnë ish-deputetët që tashmë kanë marrë pozita në Qeverinë e re të Kosovës, shkruan arbresh.info.

Deputete e rinj janë Visar Hoti, Ismet Beqiri dhe Faton Bislimi, ata do të zëvendësojnë Driton Selmanajn, Arban Abrashin dhe Armend Zemajn.

Ndërsa deputetja e re Arbëreshë Krasniqin do të zëvendësoj Albulena Balaj-Halimi nga Nisma Socialdemokrate.

Ata sot janë betuar për pozitën e deputetit në Kuvendin e Kosovës./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme