Google ADS

MPB: 1068 persona kanë shkelur masat për mbrojtje nga koronavirusi

10:08 | 11 Qershor 2020
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin 125 personave u është dhënë vendim për izolim, derisa 167 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim.

Policia ka kryer kontrolle të rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim ku është regjistruar një shkelje e masës së vetizolimit.

Nga MPB gjithashtu informojnë se 1068 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, gjegjësisht mbajtjen e maskës./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme