Ish-lojtari i Juventusit dhe Livornos, Giuseppe Rizza, është në koma për shkak të gjakderdhjes në tru. Ai është vetëm 33 vjeç.
Ai është ende duke e vazhduar karrierën e futbollistit duke luajtur për ekipin gjysmëprofesional, Rinascita Netina, transmeton Gazeta Express.
Rizza ishte pjesë e ekipit të të rinjve të Juventusit deri në vitin 2008m kur iu bashkua Livornos, e më pas Juve Sabatia dhe Nocerinas.
Sipas mediave italiane, ai ka mësuar gjakderdhje në tru më 5 qershor dhe tani ndodhet në gjendje kome në spitalin e Katanias.
Rizza ka marrë shumë mesazhe përkrahëse nga ish-bashkëlojtarët e tij Claudio Marchisio, Sebastian Givinco, Fabio Pisacane dhe Domenico Criscito.
Gjatë kohës së tij në Juventus, ai e fitoi Superkupën Primavera në vitin 2006.
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj