Google ADS

Shkencëtarët holandezë tregojnë rëndësinë e vitaminë K në luftën kundër Covid-19

23:22 | 10 Qershor 2020
Trina Galanxhi

Shkencëtarët holandezë kanë zbuluar se mungesa e vitaminës K, e cila është e rëndësishme kundër mpiksjes së gjakut, u gjet në mungesë të madhe te pacientët që vdiqën si pasojë e Covid-19.

Mjekët që studiuan zhvillimin e sëmundjes në spitalin Canisius Ëilhelmina në qytetin e Nijmegen, gjetën një lidhje midis sëmundjes dhe kësaj vitamine pikërisht sepse Covid-19 shkakton mpiksje të gjakut, gjë që çon në prishjen e fibrave elastike në mushkëri, dhe vitaminën K , e cila merret në trup.

Ata besojnë se kjo vitaminë mund të mbrojë njerëzit nga një formë më e rëndë e sëmundjes së mushkërive, transmeton portal arbresh.info

Studiuesit Hollandezë tani janë në pritje të një rishikimi të studimit, dhe pas miratimit, ata do të fillojnë provat klinike.

Copyright Julian Stratenschulte/dpa via AP

Doktor Rob Jansen, një shkencëtar që punon në projekt, thotë se, duke pasur parasysh rezultatet fillestare të studimit, ai do t’i inkurajojë njerëzit të marrin sa më shumë vitaminë K, me përjashtim të pacientëve me ilaçe të mpiksjes së gjakut.

Ai thotë se kjo lëndë ushqyese është e mirë për enët e gjakut, kockat dhe mushkëritë në çdo rast.

Vitamina K1 dhe K2 mund të gjendet në spinaq, brokoli, perime jeshile, në boronica dhe pothujase në të gjitha llojet e frutave dhe perimeve.

Një tjetër burim i kësaj vitamine është djathi i fortë dhe i mykur.

Studimi u realizua në bashkëpunim me Institutin për sëmundjet kardiovaskulare në Maastricht, një nga institutet më të mëdha europiane për kërkime mbi sëmundjet e zemrës dhe sistemit të gjakut./arbesh.info/

Të ngjashme