Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj, tash e një kohë të gjatë është zhvendosur në Amerikë, teksa atje ka ndërtuar edhe jetën e re.
Ajo prej vitesh është e martuar me hokeistin çek, Jakub Kindl, romanca e të cilëve është shumë e komentuar në faqet rozë, shkruan portali arbresh.info
Ndonëse janë çdo moment pranë njëri-tjetrit, artistja e njohur nuk heziton që shpesh t’i dedikojë fjalë të bukura përmes postimeve në rrjetet sociale.
“Dashuria ime, shoku im më i mirë, gjithçka e imja”-ka shkruar Afërdita në mbishkrimin e fotografisë të cilën e ka publikuar disa orë më parë.
Dreshaj dhe Kindl kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në qershor të vitit 2018 në një ceremoni madhështore në Miami të Floridas. /arbresh.info/
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...