PROPOZIM
Për: Parlamentin, Presidentin dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, që: Muaj Qershor të shpallet “muaj i mirënjohjes dhe vlerësimit kombëtar ushtarak “.
Muajt Prill, Maj, Qershor, janë muajt që intensifikuan një intensitet të lartë të luftës shqiptaro-amerikane dhe NATO në njërën anë dhe forcave okupuese serbe dhe aleatëve të tyre në anën tjetër.
Muaj Prill, memoron hakmarrjen e dhunshme kriminale të Serbisë në Kosovë; Muaji Maj, është muaj i përpjekjeve sublime të UÇK për çlirim me strategji doktrinarë të luftërave çlirimtare që fillojnë nga njëra anë e kufirit, për të përfunduar në anën tjetër me lirinë, të mbështetur nga SHBA dhe partnerët e NATO që u rreshtuan në formacion luftimi për motive humanitare, dhe Qershori është muaji që memoron kapitullimin e Serbisë në Kosovë ndaj UÇK dhe forcave aleate. Me ditën e çlirimit dhe Lirinë.
Nëse duam të gjejmë mesin kohore kur do të ndjenim krenarinë e të qënurit “Ushtar lirie i atdheut” atëherë këtë peshë e mori pikërisht në muajin Qershor, kur u shënua fitorja e UÇK në fushëbeteja dhe disfata e ushtrisë “hyjnore” serbe. Por, në memorien historike shënon edhe ditën e formimit të armës shqiptare në Lidhjen e Prizrenit të vitit 1978 të datës 10 Qershor. Po në Qershorin e 1443, Gjergj Kastrioti braktisi frontin e Rumelisë dhe duke krijuar formacionet e para të Ushtrisë së Skënderbeut siç u cilësua, në Gusht 1443 u kthye në atdhe për të themeluar Shtetin e Skënderbeut, që mekanizmin e parë kishte Ushtrinë, në vitin 1450.
Ndaj në emrin tim, e besoj ta kemi përkrahjen edhe të gjithë ushtarakëve te të gjitha kohërave dhe formacioneve ushtarake çlirimtare gjatë historisë, si dhe Shoqatat e veteranëve e invalidëve të luftërave përkatëse, të ish-TMK, dhe ata të shërbimit aktiv aktual FSK, dhe në FAK pas transformimit, që Qershori të shpallet “muaj i mirënjohjes dhe vlerësimit ushtarak kombëtar”.
Kjo duhet shënuar me aktivitete të arritshmërive në të gjitha fushat e zhvillimit të kombit dhe shtetit.
Një përvoja të tillë na e sjellin edhe SHBA, aleati i çlirimit dhe partneri i zhvillimit e mbijetesës sonë.
Në Kosovë kjo do të njihet si muaj i vlerësimit kombëtar ushtarak, për të mbledhur Kosovën rreth familjes së saj ushtarake për të nderuar, kujtuar, njohur dhe vlerësuar ata që kanë shërbyer dhe ata që tani shërbejnë duke ofruar mbrojtje, mbështetje dhe shërbime për qytetarët dhe që të gjithë të njihen me historinë ushtarake të Kosovës.
Pra muaji Qershor, propozoj të zgjidhet sepse tashmë ka shumë ditë individuale të përcaktuara për të njohur arritjet e ushtrisë sonë.
Ne si veteran dhe ushtarak aktualisht në Forcat e Armatosura, në koordinim me Komisionin parlamentar përkatës dhe Zyrën Ligjore pranë Qeverisë së Kosovës, duhet të prezantojmë legjislacionin zyrtar për të përcaktuar muajin Qershor si Muajin e Vlerësimit Kombëtar Ushtarak – MVUK.
Kjo duhet të miratohet nga parlamenti i Kosovës dhe të dilet me një Rezolutë me të cilën u kërkohet qytetarëve kosovarë të njohin dhe nderojnë ushtarakët e shërbimit në FAK dhe ata që shërbyen në të kaluarën në luftë dhe paqe, gjatë MVKU. Kjo rezolutë gjithashtu ia mundëson Presidentit të lëshojë një shpallje ku u bën thirrje popullit të Republikës së Kosovës që të respektojnë MVKU.
Për shkak se shumica e festave për të përkujtuar ngjarje historike ushtarake nuk e kanë vëmendje për qëllimin e tyre origjinal, këtë muaj është të kujtojmë luftëtarët dhe ushtaraket e shërbimit aktiv për sakrificat dhe historinë të cilës kemi privilegjin ti takojmë dhe të ndjehemi pjesë e madhështisë së saj që nga lindja e kombit.
Gjatë muajit maj, ushtria inkurajohet të mbështesë angazhimet lokale të krijuara për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe për të ilustruar mbështetjen dhe vlerësimin e publikut, për arritjet kombëtare e shtetërore falë ushtrisë.
Dita e Vlerësimit Ushtarak është çdo veprim që synon të shprehë vlerësimin për burrat dhe gratë aktualisht (dhe më parë) në shërbimin ushtarak. Një “Ditë e Vlerësimit Ushtarak” të veçantë është një datë e zgjedhur , zakonisht por jo domosdoshmërisht e përafërt me Ditën e Veteranëve ose Ditët e Përkujtimit.
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...