Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, vlerëson se në bisedime me Serbinë duhet të shtrohen temat në mënyrë të logjikshme.
Zeka ka thënë që përparësia e Serbisë në dialog në krahasim me ne, është se ata flasin për liritë individuale.
“Ne flasim për liritë kolektive, të cilat perëndimi nuk i kupton. Ne duhet t’i themi Washington-it dhe miqve tanë që ne ua garantojmë të drejtat e barabarta minoritetit serb në Kosovë”, ka thënë ai në Klan Kosova.
“Nëse ne nuk jemi në gjendje t’i themi Serbisë që edhe ne jemi të gatshëm të ua kthejmë kufomat e juaja, serbët e zhdukur në Kosovë, atëherë ne kot shkojmë dhe bisedojmë edhe për të pagjeturit”.
Zeka e ka kujtuar nënën e tij, fati i së cilës nuk dihet që nga lufta e vitit 1999.
“Askush nuk mund të tallet me kufomat e askujt, pavarësisht nacionalitetit që e kanë. Unë e kam nënën e zhdukur dhe mua më intereson ta gjej dhe ta varrosi nënën time, njëjtë si i kemi 1700 të pagjetur tjerë”.
Sipas Zekës, qëllimi i vetëm i Serbisë është formimi i asociacionit të komunave serbe me pushtet ekzekutiv.
“Asociacioni i komunave serbe, është pandemia më e madhe, kanceri më i madh që mund t’i futet Kosovës brenda. Qëllimi i Serbisë, nuk është te shkëmbimi i territoreve, s’ka qëllim tjetër Serbia pos krijimit të asociacionit me pushtet ekzekutiv. Kjo do të thotë që nese do të ketë pushtet ekzekutiv asociacioni, kisha serbe në Prizren do të ketë më fuqi ekzekutive se vet komuna e Prizrenit”.
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...