Lidhja e Sindikatave ankohet se Ministri i Brendshëm, Nake Çulev, ndërhyn në punën e organizatës dhe ushtron presion ndaj saj. Kryetari i LSM-së, Darko Dimovski theksoi se në takimet e sindikatës kanë marrë pjesë edhe inspektorë të Ministrisë së Brendshme. Përveç kësaj, ai ishte thirrur dy herë në polici për kallëzime penale kundër tij, për të cilat ai thotë se ishin iniciuar nga paraardhësi i tij, Zhivko Mitreski.
“Ka presion policor, nuk dua të besoj se është presion politik. Ne nuk kemi asgjë kundër asnjë partie politike. Ne jemi duke zbatuar programin dhe qëllimin tonë. Ne i përfaqësojmë vetëm të drejtat e punëtorëve dhe ato të drejta të punëtorëve të përmirësohen- deklaroi Darko Dimevski, Kryetar i LSM-së.
Për presion nga Çulevi u ankua edhe kryetari i Sindikatës së policëve, Marjan Kicev. Shprehet se kanë qenë në takim me ministrin e brendshëm në muajin mars ku pohojnë se janë kërcënuar se do të themelohet një sindikatë e re e policëve. Më 2 qershor, MPB ka lidhur bashkëpunim me sindikatën e re paralele.
“Diku gjatë muajit mars morëm kërcënim direkt, citoj: Nëse nuk ndaleni me sulmet ndaj ministrit dhe ekipit të tij, do të formojmë sindikatë të tretë dhe nuk do të keni 8500, por do t’ju bëjmë 4000 anëtarë dhe për kohë të shkurtë nuk do të jeni në skenën e sindikatave- pohoi Marjan Kixev- kryetar i sindikatës së policëve.
Ministri i brendshëm Naqe Çulev reagoi se paraqitja e sotme e LSM-së është e motivuar politikisht kurse sipas tij, një udhëheqësi e koordinuar politikisht s’mund t’i mbrojë të drejtat e punëtorëve./alsat
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...