Arabia Saudite ka regjistruar 3,717 raste të reja të koronavirusit dhe 36 vdekje të reja, bëri me dije Ministria e Shëndetësisë e vendit sot. Ky është numri më i lartë ditor i infeksioneve, sipas statistikave të qeverisë.
Mbretëria ka pasur më shumë se 3000 të infektuar me virusin që shkakton sëmundjen Covid-19 për katër ditët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vend në të paktën 112.228. Të paktën 819 njerëz kanë vdekur, shtoi ministria, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
Arabia Saudite tani ka numrin më të madh të rasteve me virusin pandemik në rajonin e Gjirit, pavarësisht se ka miratuar një nga masat më të forta të bllokimit në Lindjen e Mesme.
Kryeqyteti i Rijadit dhe qytetet e shenjta islamike të Mekës dhe Medinës iu nënshtruan orëve të kufizimit 24-orësh në prill dhe lëvizjet u kufizuan gjatë festës së Ramazanit dhe Bajramit.
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...
Në pamundësi të jenë në Rumani, yjet “Dardan” dë...
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...