Këtë të mërkurë Berati është përballur me reshje intensive shiu, të cilat kanë shkaktuar probleme serioze në thuajse të gjitha akset rrugore të qytetit.
Ashtu sishtu siç sugjerojnë pamjet e mëposhtme, situata në disa rrugë të qytetit është kthyer në serioze, pasi sasia e ujit në rrugë e ka bërë të vështirë kalimin edhe për makinat.
Reshjet kanë zgjatur për rreth një orë duke shkaktuar përmbytje në akset kryesore të Beratit.
E njëjta situatë e rënduar është paraqitur në disa zona të Librazhdit po ashtu, ku shumë rrugë janë mbuluar plotësisht nga uji, ndërsa në disa të tjera asfalti është kthyer në një shtrat ku kalojnë ‘përrenjtë’ e ujit.
Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme