Jerome Rothen, ish-lojtari francez i PSG-së, nuk e kurseu aspak në vlerësimin e tij Thiago Silvan, i cili do të largohet nga skuadra e Parisit.
Sipas L’Equipe, Leonardo tashmë e ka informuar brazilianin se ai nuk do të rinovojë marrëveshjen me parisienët, duke i dhënë fund kontratës së tij në fund të këtij sezoni.
Duke folur për RMC, Rothen vuri në dukje se mbrojtësi brazilian, është një nivel poshtë qendërmbrojtësve më të mirë në botë.
“Ai kurrë nuk ka qenë si Ramos apo Van Dijk. Në asnjë skuadër tjetër nuk do t’i kishte fituar paratë që ka marrë në Paris. Ai është një lojtar i mirë, por me aftësi të kufizuara, sidomos në aspektin mental.”
Rothen shpjegoi më tej se Thiago Silva nuk arriti të ishte lider të të kishte ndikimin e duhur te futbollistët e tjerë të PSG-së.
“Kur ju paguani kaq shumë një lojtar, shpresoni që ai gjithashtu do të ndikojë tek ata që ka pranë. Nëse do të ishte për mua, do t’i kurseja edhe ato dy muaj të kontratës së tij deri në përfundim të sezonit (PSG edhe ende në lojë për Championsin). Ai po qante gjatë gjithë vitit për të rinovuar, madje përfshiu edhe gruan e tij në këtë çështje. Të mos harrojmë që ishte i pari që nuk pranoi uljen e pagave për shkak të krizës së pandemisë,” shtoi ish-lojtari francez.
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...