Google ADS

Fury dhe Joshua arrijnë marrëveshje për 2 meçe mes vete

16:49 | 10 Qershor 2020
A. B.

Anthony Joshua ka arritur marrëveshje me Tyson Furyn për t’i zhvilluar dy luftëra mes vete në ringun e boksit, njofton promotori Eddie Hearn.

Kampionët rivalë nga Britania e Madhe ka kohë që janë në bisedime për një luftë për kampionin e padiskutueshëm të botës në peshat e rënda dhe të mërkurën e gjeten një ujdi më në fund, transmeton Gazeta Express.

“Jemi duke bërë përparim të madh. Kemi ende për të bërë. Tani jemi duke biseduar për vendet dhe datat e meçeve”, tha Hearn, promotori i Joshuas, për Sky Sports.

“Është e drejtë të thuhet se Joshua dhe Fury janë pajtuar për kushtet financiare të meçit mes vete. Jemi në rrugë të mirë. Është e drejtë të thuhet se, në parim, të dy boksierët janë pajtuar për të luftuar. Dy meçe”, shtoi ai.

Fury është kampion i pamposhtur i WBC-së dhe Joshua i mban titujt e tjerë në peshat e rënda, IBF, WBA dhe WBO.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme