Duke shkruar në telefon, makina devijon dhe “troket” në derë

18:29 | 10 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Një aksident i frikshëm është regjistruar në San Francisco ku është përfshirë një makinë sportive.

Automjeti tip “Ford Mustang” u fut me kokë në hyrjen e një shtëpie private në Fulton, Lyon.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk pati të lënduar por nuk mund të themi të njëjtën gjë për ndërtesën dhe makinën.

Autoritetet thonë se shoferi nuk ishte me shpejtësi por nuk japin një shpjegim shtesë për ngjarjen e ndodhur.

Por disa persona të cilët fotografuan ngjarjen, shkruajnë në rrjete sociale se shoferi ishte duke shkruajtur në celular në momentin që po i jepte makinës.

Sipas tij, shoferi devijoi nga rruga dhe i shkoi me kokë shtëpisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme