Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka marrë vendim që të çregjistrojë katër parti politike.
KQZ bën të ditur se janë çregjistruar partia ESDAK – Evropska Stranka Demokratske Akcije Kosova; SLS – Samostalna Liberalna Stranka; LD – Lëvizja për Drejtësi; dhe PEK – Partia Euroatlantike e Kosovës, transmeton arbresh.info.
Gjithashtu, KQZ ka miratuar sot rekomandimin për Presidentin e Republikës së Kosovës lidhur me kandidatët e radhës për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës që do të zëvendësojnë deputetët e deritashëm, sipas listave të subjekteve politike përkatëse.
Nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës rekomandohet që Visar Hoti të zëvendësojë Driton Selmanaj, Ismet Beqiri të zëvendësojë Arban Abrashin dhe Faton Bislimi të zëvendësojë Armend Zemajn. Nga subjekti politik Nisma Socialdemokrate – Aleanca Kosova e Re – Partia e Drejtësisë rekomandohet që: Arbëreshë Krasniqi të zëvendësojë Albulena Balaj – Halimajn.
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...