Këto janë vendimet e marra nga Gjykata Kushtetuese

15:18 | 10 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 10 qershor 2020, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi dhe vendosi për kërkesat: 1. KI 77/19; 2. KI 163/19; 3. KI 176/19; 4. KI 158/19 dhe 5. KI 07/20. Më poshtë mund të lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve të Gjykatës (tekstet e plota të vendimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):

  1. Aktvendim

Lënda: KI 77/19

Parashtrues: Musa Islami

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [AA.nr.99/2018], të datës 12 shkurt 2019, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenet: 3 [Barazia para ligjit], 7 [ Vlerat], 28 [Ndalimi i skllavërisë dhe i punës së detyruar] dhe 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, transmeton arbresh.info

Kërkesa bazohej në nenin 113.7 të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.

– Kolegji shqyrtues, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi që kërkesa të shpallet e papranueshme.

  1. Aktvendim

Lënda: KI 163/19

Parashtrues: Hamid Kryeziu

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [A.A. nr. 555/2018], të datës 8 maj 2019, si dhe aktvendimi i Gjykatës Supreme të Kosovës [A Rev. nr. 5/2019], të datës 4 shtator 2019. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me këto vendime i janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me nenet: 21 [Parimet e përgjithshme], 24 [Barazia para ligjit], 49 [E drejta e punës dhe ushtrimit të profesionit], 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] dhe 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Parashtruesi i kërkesës gjithashtu pretendonte edhe shkelje të konventave ndërkombëtare, por pa specifikuar saktësisht se në cilat konventa ndërkombëtare ai thirrej.

Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.

– Kolegji shqyrtues, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi kërkesa të shpallet e papranueshme.

  1. Aktvendim

Lënda: KI 176/19

Parashtrues: Liri Bibaj

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [PML.nr.107/19], të datës 14 maj 2019, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte t’i jenë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenet: 3 dhe 24 [Barazia para ligjit], 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] dhe 46 [Mbrojtja e pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe me nenin 10 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.

Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesat individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.

– Kolegji shqyrtues, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi që kërkesa të shpallet e papranueshme. 

  1. Aktvendim

Lënda: KI 158/19

Parashtrues: Fatos Dervishaj

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së mosveprimeve të autoriteteve publike (Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Prokurorisë së shtetit, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Gjykatës Supreme dhe Avokatit të Popullit), në lidhje me kërkesat e parashtruesit të kërkesës për paraqitjen e kallëzimit penal, përjashtimin e një prokurore dhe përgjegjësitë disiplinorë të prokurorëve, dërgimin e lëndës në kompetencë të Prokurorisë Speciale, si dhe heshtjen administrative të këtyre autoriteteve. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me mosveprimin e tyre, këto autoritete publike i kanë mohuar atij të drejtat e garantuara me nenet: 24 [Barazia para ligjit], 32 [E drejta për mjete juridike], 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] dhe 132 [Roli dhe kompetencat e Avokatit të Popullit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 45 (Arsyetimi i vendimeve) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesat individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.

– Kolegji shqyrtues, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (1)(c), 39(2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi që kërkesa të shpallet e papranueshme.    

  1. Aktvendim

Lënda: KI 07/20

Parashtrues: Arben Shala

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Pml. nr. 284/2019], të datës 4 nëntor 2019, në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës [PAKR. nr. 182/2019], të datës 23 maj 2019, si dhe me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda [Pkr. nr. 67/2018], të datës 8 mars 2019. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me këtë aktgjykim i janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me nenet: 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i marrëveshjeve dhe instrumenteve ndërkombëtare], 29 [E drejta e lirisë dhe sigurisë], 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] dhe 53 [Interpretimi i dispozitave për të drejtat e njeriut] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 5 (E drejta për liri dhe siguri), paragrafët 3 dhe 4, dhe nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Kërkesa bazohej në nenin 113.7 të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës], 27 [Masat e përkohshme] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullat 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve], 39 [Kriteret e pranueshmërisë] dhe 56 [Kërkesa për masë të përkohshme] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.

– Kolegji shqyrtues, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2), 57 (1) e 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi që kërkesa të shpallet e papranueshme./arbresh.info/      

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme