Google ADS

Petro Poroshenko nën hetime në një rast penal

15:05 | 10 Qershor 2020
Arbresh.info

Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, sot zyrtarisht është bërë i dyshuar në një rast penal, raporton Anadolu Agency (AA).

Poroshenko u thirr në Byronë Shtetërore të Hetimit të Ukrainës (SBI) për t’u pyetur për një rast të lëvizjes së 43 pikturave nga artistë me famë botërore përtej kufirit të Ukrainës fshehurazi nga kontrolli doganor.

Por hetuesit i dorëzuan atij një njoftim me shkrim duke e cilësuar si të dyshuar në një rast të dhënies së urdhrit të paligjshëm, duke e detyruar kryetarin e atëhershëm të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të vendit Yehor Bozhok për shpërdorim të pushtetit.

Sipas SBI, Poroshenko urdhëroi Bozhok për të caktuar Sergey Semochko, i cili më vonë u padit për pasurim të paligjshëm, si zëvendësin e tij të parë.

Ndërkohë, prokurori i përgjithshëm i shërbimit të shtypit njoftoi se po konsideron arrestimin si masë ndalese për ish-presidentin Poroshenko.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme