Rama për biznesin e vogël: Do kenë 0 taksa, do jenë aleatë të shtetit

15:01 | 10 Qershor 2020
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama premtoi se shumë shpejt biznesi i vogël nuk do ketë taksa fare.

Ai vlerësoi biznesin e vogël që hap punë për dhe që sipas tij janë njerëzit më shembullorë të Shqipërisë. Kryeministri deklaroi se përveç tatim-fitimit do të hiqet edhe TVSH-ja për biznesin e vogël deri në 2029-ën.

“Para mbylljes së sesionit parlamentar do rishikojmë buxhetin edhe paketën fiskale. Me ketë rezultat të djeshëm që ne do iu heqim edhe tvsh për biznesin e vogël, për veç tatim fitimit, afatin do e konfirmojmë më tej dhe limitin po ashtu, në kuptimin e xhiros po ashtu dhe kjo do bëhet me ligj në parlament dhe jo në program elektoral. Pra të gjithë ata që krijojnë punë do të jenë më të favorizuarit në vend. Të gjitha projektet të jenë pa taksa, ato të agrotuzrimit, dhe kjo nuk është më një ënëdërr me sy hapur. Pra falë të djeshmes jem në pozitën që në këtë sesion t’i themi s’ke taksa, zero, biznesit të vogël, aleat i shtetit, për të mbajtur llogoren mbi biznesin e madh që përfiton në kurriz të tyre, s’do kenë më inspektorë te dera, fare, njerëz të lirë që do punojnë dhe sdo iu marrim asnjë qindarkë. Se ka asnjë vend këtë , ne na duhet kjo në kuadër të planit 2030”, tha Rama./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme