Presidenti i Real Sociedad, Jokin Aperribay beson se talenti Martin Odegaard do qëndrojë në klub dhe nuk do rikthehet te Real Madrid.
21-vjeçari pas një sezoni huazim te Sociedad ka raportime se mund të rikthehet në “Santiago Bernabeu”, transmeton portali arbresh.info.
Aperribay beson se Odegaard do qëndrojë te Real-i, por vendimi përfundimtar do i takojë lojtarit.
“Mendoj se Odegaard do qëndrojë te Real. Është diçka që besoj dhe shpresoj që ta kemi”.
“Kur je te Real, nëse qëndron duhet të jesh i bindur, ashtu siç erdhi vitin e kaluar. Besimi është opsioni më i mirë për sezonin e ardhshëm”.
“Vendimi është i tij dhe mendoj se ai do qëndrojë”, deklaroi ai.
Odegaard ka shënuar shtatë gola dhe dhënë tetë asistime në 28 ndeshje këtë sezon, para se sezoni të suspendohet shkaku i pandemisë së koronavirusit./arbresh.info.
Informacionet e fundit në lidhje me vdekjen e George Baldock
25 vjet nga themelimi i PDK-së, Krasniqi: Bashkë, drejt 25 v...
Sot shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor
I konsideruar si ‘stuhia e shekullit’, momenti ku uragani Mi...
Protestojnë sot serbët në veri, kërkojnë lirimin e Arsenjevi...
Liban, vriten në një sulm izraelit pesë punonjës shëndetësor...