Donald Trump natën që shkoi ka festuar mbështetjen e rrallë që mori nga familja Bush, pasi më i riu nga ta George P. Bush i dha përkrahjen për rizgjedhjen.
Presidenti deklaroi se ishte një nder i madh, pasi 44-vjeçari tha se Trump ishte e vetmja gjë që po qëndronte në mes të Amerikës dhe socializmi, transmeton portali arbresh.info.
Trump është përplasur me klanin e Bushit në shumë raste që kur hyri në garën presidenciale të vitit 2016 dhe e mundi Jeb Bush në zgjedhjet brenda Republikanëve.
Raportet kanë pohuar se George W. Bush – xhaxhai i George P. Bush – nuk do të votojë për Trumpin në nëntor, megjithëse zëdhënësi i presidentit të 43-të i ka hedhur poshtë këto thashetheme.
George P. Bush bëri miratimin e tij në një deklaratë për gazetat në Teksas, përfshirë Dallas Morning News të martën.
‘Është e qartë, Amerika dhe Teksasi do të vazhdojnë të jenë më të fortë se kurrë,’ tha ai në mbështetje të Trump.
“Edhe në një pandemi globale, ku ne është dashur të ndërmarrim masa të pashembullta për të mbrojtur shëndetin publik, ekonomia tashmë po kthehet”.
Bush, djali i ish guvernatorit në Florida, Jeb Bush dhe nipi i ish-Presidentit George H.W. Bush, është i vetmi anëtar i familjes që ende mban postin publik./arbresh.info/
Osmani në Prekaz: Betohemi që do ta mbrojmë çdo cep të Repub...
Rodri: Nuk dorëzohem, synimi është që pas gjashtë apo shtatë...
Bislimi e Konjufca bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial ̶...
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...