Kryeministri i Kosovës ka ftuar opozitën për të biseduar rreth platformës së dialogut me të cilën Kosova do të përfaqësohet.
Kështu tha i pari i ekzekutivit, Avdullah Hoti, raporton portali arbresh.info.
“Kam taku liderët e partive politike të koalicionit dhe ju kam bë ftesa edhe opozitës dhe ftoj ta na bashkëngjiten”.
Tutje Hoti tha se do të themelojë një komision me ekspert që do të mbikëqyrin punën e ekipit të dialogut.
“Brenda Zyrës së Kryeministrit do të themeloj një komision ekspert që do ta mbikëqyrin dialogun. Persona që kanë përvojë në dialog nga shoqëria civile dhe ekspert të tjerë. Ky këshill do të ofroj ekspertizë për ekipin e dialogut. Unë do të kërkoj nga Kuvendi të themeloj një komision për dialog ku komisioni do të kryesohet nga opozita për të mbikëqyrur procesin e dialogut. Unë ju siguroj se do të jemi transparent”.
Këto komente Hoti i tha në një takim me përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave të Kosovës ku prezantoi një pjesë të platformës me të cilën do të shkojë në bisedime Kosova me Serbinë./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...