Google ADS

Hoti prezanton tri parimet kryesore të dialogut Kosovë-Serbi

13:51 | 10 Qershor 2020
Arbresh.info

Që nga dita e parë kemi filluar bisedimet me partnerët tanë ndërkombëtarë për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në Akademinë e Shkencave të Kosovës ku prezantoi platformën e dialogut, raporton portali arbresh.info.

“Është fakt se krejt përpjekjet më dekada kanë kulmuar me 17 shkurt 2008 aty kanë përfundu kompromiset e Kosovës. Ky tani do të jetë një projekt i përhershëm. Gjatë këtyre viteve janë bërë veprime të pamatura. Është e qartë rruga që duhet ndjekur. Ne ju garantojmë se jemi themelu si partner qeverisës për të quar përpara projektin e Kosovës shtet. Gjatë këtyre ditëve kemi punu intensivisht më partnerët tanë ndërkombëtarë për të rikonfirmu edhe një herë vullnetin tonë për dialog dhe për t’ju prezentua qasjen tonë në këtë proces”, tha ai.

Duke prezantuar platformën e bisedimeve me Serbinë, Hoti tha se ai që do ta përfaqësojë Kosovën në dialog është Kryeministri i Kosovës.

Ndërsa tregoi edhe tri parimet kryesore të dialogut.

“Dialogu do të zhvillohet vetëm mbi baza të Kushtetutës së vendit dhe do të udhëhiqet vetëm nga Kryeministri i Kosovës. Tri parime do ti kemi kryesore në këtë dialog. Parimi i parë është integritetit territorial i panegociueshëm. E dyta marrëveshja që duhet të arrihet për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke dhe organizimi o pushtetit të Kosovës e panegociueshme. Dhe e treta marrëveshja do të jetë mbi Kushtetutën e Kosovës”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme