Simboli kryesor i Francës, Kulla Eiffel, do të rihapet për vizitorët më 25 qershor, raporton Anadolu Agency (AA).
Kulla e vendosur në Arrondissement Shtatë të Parisit është mbyllur për tre muaj që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) që goditi fuqishëm rajonin Ile-de-France.
Franca ka raportuar 29.299 viktima nga fillimi i pandemisë me 191.523 raste të konfirmuara me COVID-19 deri më sot.
Rreth 7 milionë turistë në vit vizitojnë strukturën ikonike, tre të katërtat e të cilëve janë nga vendet e tjera. Akoma nuk është hapur zyra e biletave në internet.
Vizitorët normalisht mund të hipin në ashensor në nivelin e parë dhe më pas të ngjiten në majë, të dyja ofrojnë pamje spektakolare të qytetit.
Por, duke filluar nga 25 qershori, turnet do të mundësohen vetëm për nivelin e parë dhe vetëm nga shkallët për një të ardhme të papërcaktuar, ndërsa ashensori, një hapësirë e vogël, do të mbetet e mbyllur me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.
Për të penguar më tej përhapjen e COVID-19, turistët mund të ngjiten vetëm nga shtylla lindore dhe të zbresin nga shtylla perëndimore, me një numër të kufizuar turistësh në vazhdimësi.
Në kullë do të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i përditshëm si dhe shenjat e vendosura në dysheme për të zbatuar masat e distancës shoqërore.
E përfunduar në vitin 1889 dhe e emëruar sipas inxhinierit, Gustave Eiffel, i cili projektoi ikonën e famshme, Kulla Eiffel u ndërtua në përputhje me Panairin Botëror të vitit 1889, që shënoi edhe 100-vjetorin e revolucionit francez.
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje