Suedia ka mbyllur hetimet rreth rastit që lidhet me vrasjen e ish-kryeministri suedez, Olof Palme, i cili është qëlluar për vdekje më 1986 në Stokholm.
Prokurori i këtij rasti, Krister Petersson, ka thënë në 10 qershor se ky rast do të mbyllet, pasi Stig Engstrom, i dyshuari kryesor i rastit, ka vdekur më 2000.
Palme ishte qëlluar me armë zjarri më 28 shkurt të vitit 1986, pasi ai dhe gruaja e tij, Lisbeth Palme ishin larguar nga një kinema në Stokholm.
Engstrom, që ka kundërshtuar qasjen e së djathtës së Palmes dhe ka qenë afër skenës së vrasjes, është marrë në pyetje nga policia si dëshmitar, mirëpo nuk është treguar i besueshëm pasi ka ndryshuar deklaratën e tij disa herë.
Ai më pas ka kryer vetëvrasje në vitin 2000.
Kjo vrasje pati shokuar Suedinë, një prej shteteve me shkallën më të lartë të vrasjeve në botë.
Christer Pettersson, kriminel dhe vrasës, ishte dënuar për këtë rast, ndonëse më vonë është përmbysur edhe ky vendim i gjykatës.
I dyshuari tjetër, Victor Gunnarsson, që ka emigruar në Shtetet e Bashkuara, është raportuar se ka vdekur më 1993 në territorin amerikan.
Hetuesit kanë shqyrtuar një mori skenarësh dhe më shumë se 100 persona kanë dëshmuar për këtë rast.
Palme ka udhëhequr si lider i Partisë Social-Demokrate nga viti 1969 derisa ka vdekur, dhe ka qenë kryeministër i këtij shteti në periudhat, 1969-1976 dhe 1982-1986. /REL
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...