Shërohet plotësisht 19 vjeçari nga Ferizaji, i diagnostifikuar me leukemi akute

13:06 | 10 Qershor 2020
Arbresh Info

Ardit Gashi nga Ferizaj, 19 vjeçar ishte diagnostifikuar me sëmundjen e leukemisë akute.

I riu nga Ferizaji në fillim të vitit kishte kërkuar ndihmë nga vullnetmirët që t’i ndihmojnë me të holla për të trajtuar sëmundjen  e tij jasht vendit.

E Gashit i dolën në ndihmë e tërë Kosova.

Në mesin e tyre ishte edhe ish deputeti e këngëtari, Labinot Tahiri, i cili doli për ditë të tëra në shesh të Ferizajt për t’i mbledhur të gjitha të hollat që nevojiteshin.

E, Arditi sot e ka dhënë lajmin e mirë se tanimë është shëruar nga sëmundja.

“Këto janë të fundit, gjithçka përfundoi. Faliminderit Zot, faliminderit Labinot Tahiri, faliminde4rit shok-shoqe”, ka shkruar ai.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme