Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka zhvilluar takim sot me anëtarët e Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike, me të cilët ka biseduar rreth punës për përmbylljen e vitit akademik, si dhe fillimin e vitit të ri akademik 2020/2021.
Ministri Likaj ka theksuar gatishmërinë e tij që të punojë ngushtë me rektorët e universiteteve, në mënyrë që të përshpejtohen proceset zhvillimore dhe të rinjve tanë t’iu ofrohet arsimim sa më cilësor, transmeton arbresh.info
Rektorët, ndërkaq, e uruan ministrin Likaj për detyrën në krye të institucionit më të lartë të arsimit në vend, ndërsa theksuan se janë të gatshëm për bashkëpunim për të avancuar universitetet që ata i drejtojnë.
Gjatë takimit, u bisedua edhe për sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen universitetet publike, sidomos tani në rrethanat e reja të krijuara nga pandemia, si dhe mundësitë për zgjidhjen sa më të shpejtë të tyre./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...