Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” tashmë ka filluar planifikimin e udhëtimeve, dhe përmes një postimi në Facebook janë bërë të ditura edhe oraret.
Sipas njoftimit, më 13 qershor do të ketë një fluturim nga Prishtina për në Dusseldorf, me nisje nga ora 19:30, kurse me 14 qershor do të ketë një fluturim tjetër nga Prishtina për në Stuttgart në ora 09:50, shkruan portali arbresh.info
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM!!
Të dashur udhëtarë,
Ju njoftojmë se në vijim mund të gjeni fluturimet e planifikuara komerciale në nisje deri më datë 14 Qershor 2020.
Ne, për çdo ndryshim të bërë nga kompanitë ajrore do të bëjmë përditësimin e informacionit dhe do të ju mbajmë të informuar.
13 Qershor 2020
EW5703 Prishtinë-Dusseldorf (ora 19:30)
EUROWINGS
14 Qershor 2020
EW5713 Prishtinë-Stuttgart (ora09:50)
EUROWINGS
Vëmendje: për fluturime në kthim ju lusim që të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për bileta kontaktoni drejtpërdrejt Kompanitë Ajrore dhe Agjencionet.
Për më tej, ju lusim që të keni mirëkuptim dhe për dokumente udhëtimi kontaktoni autoritetet relevante dhe përcillni informacionin e Ambasadave/Zyreve të Huaja në Kosovë në faqet e tyre zyrtare.
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...