Google ADS

Dyshohej si viktimë nga Covid-19, sqaron Ministria: 81-vjeçarja ndërroi jetë nga insuficienca e disa organeve

11:56 | 10 Qershor 2020
Arbresh.info

Një 81-vjeçare humbi jetën në spitalin infektiv ditën e sotme.

Dyshimet e para ishin se ajo mund të kishte vdekur nga Covid-19 pasi ishte e infektuar.

Por Minsitria e Shëndetësisë informoi se 81 vjeçarja ishte asimptomatike dhe se ndërroi jetë nga insuficienca e disa organeve.

81-vjeçarja vuante dhe nga Insuficience multiorganore kronike të dekompensuar (kardiake, renale, metabolike, diabet insulinovartes), bartëse e sars cov2, por pa simptoma.

Sot është dita me numrin më të lartë të rasteve të reja. Në 24 orët e fundit janë kryer 311 testime nga të cilat janë konfirmuar 42 raste pozitive.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 1341./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme