Google ADS

Belgjikë: Statuja e mbretit Leopold II hiqet pas protestave kundër-racizmit

09:54 | 10 Qershor 2020
Arbresh.info

Statuja e Mbretit Leopold II në qytetin belg të Antwerpit është larguar të martën, vetëm disa ditë pasi u shkarravit me ngjyrë nga protestuesit anti-racizëm.

Statuja e Leopoldit prej kohësh janë kritikuar nga aktivistët për shkak të sundimit brutal të mbretit në kolonitë e dikurshme afrikane të Belgjikës, transmeton portali arbresh.info.

Ky monument posaçërisht në afërsi të një kishe në qarkun të Ekeren të Antwerpit është bërë shënjestër e protestuesve gjatë fundjavës.

Figura në qytetin bregdetar nuk do të kthehet në piedestalin e tij dhe në vend të kësaj do të bëhet pjesë e koleksionit të muzeut, tha zëdhënësi i bashkisë së Antwerpit.

E për shkak “të punës renovuese të planifikuar për vitin 2023 në sheshin ku ndodhet, statuja nuk do të zëvendësohet”.

Statuja është vandalizuar gjatë protestave të ndezura pas vrasjes së George Floyd dy javë që filluan në Shtetet e Bashkuara, por që prej asaj kohe janë përhapur në të gjithë globin, duke arritur në Belgjikë javën e kaluar.

Një statujë tjetër e mbretit, në parkun e Muzeut të Afrikës, në Tervuren, pak jashtë Brukselit, u gjet e mbuluar me mbishkrime të martën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme