Google ADS

Drita vazhdon me ‘blindimin’ e lojtarëve, rinovon me Haxhimusën

09:35 | 10 Qershor 2020
Arbresh Info

Drita ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me Betim Haxhimusën.

Haxhimusa ka nënshkruar kontratë dyvjeçare e cila do e mbajë te skuadra nga Gjilani deri në vitin 2022, shkruan portali arbresh.info.

Drita përmes një njoftimi në Facebook ka konfirmuar rinovimin e kontratës së Haxhimusës.

“Betim Haxhimusa vazhdon të jetë bardhë e kaltër

Sot klubi jonë ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Betim Haxhimusen edhe për dy vitet e ardhshme, kështuqë Betimi do të jetë me ne deri në vitin 2022.

Drejtori sportiv Valon Zymberi pas marrëveshjes tha se Betimi ka qenë gjithmonë një lojtarë i rëndësishëm për ne dhe se është i lumtur që do të jetë edhe për dy vitet e ardhshme me ne”, ishte shkruar në njoftim.

https://www.facebook.com/dritafcofficial/photos/pcb.1130113400706490/1130111870706643/?type=3&theater

Drita momentalisht prinë në tabelë, një pikë më shumë se rivali Ballkani./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme