Google ADS

Versioni “Made in China” i Barack Obamës

14:31 | 24 Tetor 2015
Arbresh.info

Fati e donte që ai t’i ngjante Barack Obamës, presidentit të shtetit më të fuqishëm në botë. E kështu kinezi Xiao Jiguo këtë ngjashmëri po e përdor për të fituar para.
29-vjeçari kërkohet nga produksione filmike, kompani të ndryshme, por edhe njerëz të pasur. E për punën e tij ai paguhet plot 1,500 euro sa herë e imiton. Por si lindi gjithë kjo ide?

“Një ditë i preva flokët, sepse bënte shumë nxehtë, dhe njëri nga kolegët e mi, i cili kishte parë Obamën më tha isha si ai. Në atë kohë se dija se kush ishte Obama.

Pastaj të gjithë kolegët filluan të më quanin Obama. Unë kam një problem, nuk flas anglisht mirë”, tregon 29 vjeçari, megjithatë ai e mbush xhepin fare lehtësisht me para për çdo imitim që bën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme