Google ADS

Real Madrid jep dritën e gjelbër për largimin e Modric, rikthehen interesimin për Manchester United

09:16 | 10 Qershor 2020
Arbresh Info

Real Madrid ka lejuar mesfushorin Luka Modric, të largohet nga klubi dhe do provojnë që në verë të transferojnë yllin e Manchester United, Paul Pogba.

Skuadrës së Zinedine Zidane i duhet një mesfushor për ta zëvendësuar kroatin dhe oferta që i kishin bërë yllin të Rennes, Eduardo Camavinga për 60 milionë euro është refuzuar, transmeton portali arbresh.info.

Sipas OK Diario, klubi francez kërkon 75 milionë euro për 17-vjeçarin.

Pogba shihet si alternativë më e përshtatshme se Camavinga shkaku i eksperiencës, ndërsa vlera e tij është rreth 80 milionë euro.

Pritet të shihet se cilin nga dy francezët do ta zgjedhin “Mbretërit”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme