Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Pushtetit Lokal (MPL), Goran Rakiq, pas marrjes së pozitës ka larguar nga zyra e tij flamurin e Republikës së Kosovës.
Por, duket se ai nuk mund të veproj njësoj me të gjitha simbolet, shkruan arbresh.info.
Në hyrje të zyrës së tij është vendosur pllaka me simbolet e shtetit. Aty shkruan Rakiq është ministër i Republikës së Kosovës teksa sipër është vendosur stema.
Pozitat e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale, Rakiq i ka marrë me formimin e qeverisë së re të udhëhequr nga Avdullah Hoti.
Ndryshe rreth 1 muaj para votim në Kuvend, arbresh.info kishte raportuar ekskluzivisht se Rakiq do të marr këto dy poste.
“Pra, zëvendëskryeministri, dy ministri (Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, dhe Ministrin e Pushtetit Lokal) si dhe drejtorin e zyrës për komunitete në kabinetin e kryeministrit dhe një numër solid të zëvendësministrave. Zëvendës kryeministër do të jetë kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq ( dhe me që ai do të jetë pjesë e qeverisë atëherë komuna e veriut te Mitrovicës do te shkojë në zgjedhje të parakohshme) “Ministër për Komunitete dhe Kthim do të jetë Dalibor Jevtiq. Goran Rakiq do të jetë edhe zëvendëskryeministër edhe Ministër i Pushtetit Lokal”, kishte thënë ky burim.
Qeveria e Kosovës e në krye me Avdullah Hotin është votuar më 3 qershor nga Kuvendi i Kosovës me 61 vota për./arbresh.info/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...