Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e djeshme vendosi që të mos ketë orë policore.
Në vend të kësaj, qeveria obligoi MPB-në dhe inspektorët të kryejnë kontrolle të përforcuara në zonat me numër më të madh të të infektuarve nga coronavirusi.
Kontroll të përforcuar pritet të ketë në komunat e Shkupit dhe komunat përreth siç janë Haraçinë, Ilindeni, Petroveci dhe Zelenikova ndërsa e njëjta vlen për Kumanovën, Tetovën dhe Shtipit dhe komunat përreth, ku ka numër të madh të të infektuarve me coronavirus, përcjell telegrafi maqedoni.
Në këtë drejtim, Qeveria e obligoi MPN-në, Këshillin e Inspektorëve dhe Policinë Financiare të përgatisin plane të veçanta të veprimit për kontroll dhe për parandalim të lëshimit të masave për mbrojtje dhe sanksionim të çdo mosrespektimi të masave.
Në pajtim me këto konkludime, propozimi për vendosjen e masave restriktive do të shqyrtohet sërish në Komisionin për Sëmundje Ngjitëse.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...