Bayer Leverkusen ka arritur në finale të Kupës së Gjermanisë, pas fitores së thellë 3:0 kundër Saarbrucken të martën.
Klubi nga kategoria e katërt e futbollit gjerman, nuk kishte luajtur asnjë ndeshje futbollit për tre muaj rresht, para se Leverkuseni, klubi nga Bundesliga, ta vizitonte të martën në Hermann-Neuberger-Stadion, transmeton Gazeta Express.
Edhe pse yjet si Kai Havertz dhe Leon Bailey nuk luajtën fare, Leverkuseni e krijoi një epërsi prej 2:0 brenda 19 minutave falë golave të Moussa Diaby dhe Lucas Alario.
Karim Bellarabi shënoi për 3:0 pak para përfundimit të pjesës së parë.
Leverkuseni në finale tani e pret fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Bayern Munich dhe Eintracht Frankfurt.
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës