Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se nuk ka dyshim që rritja e numrit të prekurve me coronavirus lidhet me zbutjen e masave.
“Ajo që kemi parë në qytetet tona është një relaksim i skajshëm i qytetarëve madje edhe i përshpejtuar”, tha ai për RTV Dukagjinin.
Megjithatë infektologu thotë se situata është e menaxhueshme dhe nën kontroll.
“Ne si Kosovë po kalojmë më shumë se tre muaj me pandeminë dhe nuk mund të qëndrojmë të mbyllur përgjithmonë dhe asesi të qëndrojmë të izoluar. Por të paktën duhet të kemi mësuar si të bashkëjetojmë me virusin në aspektin e bartjes së maskave”, tha ai..
Krasniqi ka thënë se qytetarët duhet të vazhdojnë të mbajnë maskën kur dalin nga shtëpia pasi sipas tij virusi bartet vetëm nga rrugët e frymëmarrjes.
“Por duhet të kemi të çartë se nuk mund të kthehemi menjëherë në situatën e para pandemisë”.
Infektologu thotë se mendimi është se deri më tani Kosova ja ka dalë mirë me menaxhimin e situatës duke pasur parasysh edhe kapacitetet shëndetësore, përcjell Telegrafi.
Krasniqi ka treguar se aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 23 pacientë me COVID.
“Tre prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore ndërsa njëri nga ta në gjendje kritike për jetën”, ka thënë ndër të tjera Valbon Krasniqi.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...