Policia jep detaje për gruan që u godit nga vetura mbrapa Komunës së Prishtinës

22:22 | 9 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Arbresh.info rreth orës 21:40 ka raportuar për një aksident në Prishtinë, ku një person ka goditur me veturë një grua mbrapa Komunës.

Këtë rast e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Daut Hoxha ka treguar se Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe se viktima është dërguar për trajtim mjekësorë.

“Nje person (e moshuar) eshte goditur nga nje automjet ne ate lokacion. Policia ka dale ne vendin e ngjarjes, ndersa viktima eshte derguar per trajtim mjeksor”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme