E kush nuk është vendosur të paktën një herë në siklet nga postimet e dikurshme që ka bërë në Facebook? Tani risia e Facebook ofron lehtësira në “zhdukjen” e këtyre postimeve.
Për herë të parë platforma do t’u mundësojë përdoruesve të zgjedhin më shumë se dy postime të kaluara dhe t’i fshijnë ato në grup, ndryshe nga si ishte më parë, që do të duhej t’i fshije një nga një.
“Ne e dimë që gjërat në jetën e njerëzve ndryshojnë dhe duam t’ua bëjmë më të thjeshtë kurimin e prezencës tuaj në Facebook, duke bërë që të reflektohet më së miri ai/ajo që ju jeni”, -kanë thënë përfaqësues të kompanisë.
Mjafton të shkoni në ‘Settings & Privacy’ klikoni ‘Activity Log’ dhe ‘Manage Activity’.
Postimet do të qëndrojnë në “kosh” për 30 ditë dhe mund t’i riktheni nëse pendoheni.
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...