Nora Istrefi ikonë e bukurisë dhe stilit

18:37 | 9 Qershor 2020
A. B.

Këngëtarja Nora Istrefi është njëra nga figurat publike më të dashura nga adhuruesit e muzikës së saj.

Kjo vjen pasi ajo ka qëndruar për një kohë të gjatë në tregun muzikor, duke sjellë një version të veçantë të të kënduarit si dhe për stilin e saj unik, shkruan portali arbresh.info

Së fundmi, Nora publikoi disa fotografi të reja në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqej e veshur me xhinse dhe një bluzë të bardhë.

Ajo dukej mjaft tërheqëse, teksa siç e bëri të ditur në përshkrimin e fotografive, kishte shijuar një darkë të mirë me miqtë e saj.

“Pak fotografi të shpejta në festën e ditëlindjes së miqve të mi”, ka shkruar Nora.

Ndryshe, “Anna” mbetet projekti i fundit i lansuar nga Nora në bashkëpunim me reperin Gjiko, këngë kjo që ka kaluar shifrën e 28 milionë klikimeve në kanalin YouTube. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme