De Ligt lojtari më i vlefshëm në Serie A, Ronaldo as në top 5

18:23 | 9 Qershor 2020
L G

Qendërmbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt, është lojtari më i vlefshëm në Serie A, ndërsa bashkëlojtari i tij Cristiano Ronaldo nuk zë vend as në pesë më të vlefshmit e ligës elitare italiane, sipas CIES.

Qendra Ndërkombëtare për Studimin e Sportit (CIES) e ka përpiluar një listë me futbollistët të cilët do të kushtonin më së shtrenjti në tregun e transferimeve tani, transmeton Gazeta Express.

Mbrojtësi holandez i Juves, De Ligt kushton 104.7 milionë euro në treg sipas CIES, më shtrenjtë se cilido lojtar tjetër në Serie A.

Pas tij vijnë dy sulmuesit e Interit, Lautaro Martinez që kushton 98.9 milionë euro dhe Romelu Lukaku që kushton 90.3 milionë euro, sipas CIES.

I katërti më i vlefshëm në Serie A është Fabian Ruiz i Napolit, që kushton 81 milionë euro. Në top pesë është Nicolo Zaniolo i Romës që kushton 67.2 milionë euro.

Cristiano Ronaldo vlerësohet me çmim prej vetëm 62.8 milionë euro në tregun e sotëm, sipas CIES.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme